Shqipëria
Tirana, sërish me ngjyra
Bashkia Tiranë, përmes Ndërmarrjes së Dekorit, lajmëron të gjithë piktorët, artistët vizualë dhe studentët e arteve figurative të depozitojnë pranë zyrave të kësaj ndërmarrjeje idetë e tyre për pikturimin e fasadave të qytetit
Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se së shpejti do të rinisë projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar ishte Edi Rama. Kështu kryeqyteti shqiptar, Tirana, do të bëhet sërish me ngjyra.
Ndërtesat e lyera me ngjyra në atë kohë kishin ngjallur vëmendjen e shumë medieve të huaja, të cilat patën bërë një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte Tirana.
Për këtë qëllim, Bashkia Tiranë, përmes Ndërmarrjes së Dekorit, lajmëron të gjithë piktorët, artistët vizualë dhe studentët e arteve figurative të depozitojnë pranë zyrave të kësaj ndërmarrjeje idetë e tyre për pikturimin e fasadave të qytetit.
Afati i fundit i dorëzimit të ideve dhe të formularit të aplikimit do të jetë data 28 shkurt 2018.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit












