Lajme
Amerikanët forcojnë praninë ushtarake në Ballkan
SHBA po forcon kontrollin dhe praninë ushtarake amerikane në Ballkan, thuhet në një analizë të publikuar nga portali amerikan OpEdNews, transmeton INA.
Në këtë analizë rekomandohet se tre vendet aspirantë për anëtarësim në NATO, ish-republikat jugosllave Bosnjë- Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe shteti i katër Gjeorgjia, në rast se përfshihen në konflikte, mund të jenë arsye për një përplasje midis dy forcave më të mëdha nukleare.
Autori Rik Rozof shkruan se para, gjatë dhe pas Samitit të 25 të NATO-s që u mbajt në Çikago, Pentagoni ka vazhduar me zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në ish-vendet e Jugosllavisë dhe në vendet tjera ballkanike, transmeton INA.
OpEdNews përshkruan pranimin e anëtareve të reja në NATO nga viti 2004, duke përmendur Kroacinë dhe Shqipërinë, ndërsa nënvizohet se Maqedonia mund të bëhej anëtare e barabartë në vitin 2008, por kjo nuk ndodhi për shkak të kontestit të zvarritur të emrit me Greqinë.
NATO dhe luftërat e udhëhequra nën komandën e saj, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Afganistan dhe Irak, bënë që Pentagoni të ndërtojë kampin gjigant në Bondstill të Kosovës, tre baza ajrore në Bullgari dhe Rumani si dhe shtabe për operacione në disa vende tjera.
Analiza përmend edhe stërvitjen komanduese dhe të terrenit të NATO që u mbajt prej 22 – 29 maj në Maqedoni me 2200 ushtarë nga 25 vende përfshirë edhe SHBA-të.
Sipas OpENews, para Samitit të NATO-s një numër i madh i diplomatëve dhe analistëve kanë apeluar për nevojën e një liderizmi më të madh të Amerikës që Aleanca të funksionojë më mirë dhe të mos përballet me pasiguri në të ardhmen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












