Lajme
Dick Marti sërish me akuza për “trafikim organesh”
Dick Marti: "serbë dhe shqiptarë janë mbajtur në burgjet të fshehta në veri të Shqipërisë, që ishin nën kontrollin e UÇK-së"
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marti, ka akuzuar sërish liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se në vitin 1999 kanë organizuar rrëmbimin e njerëzve të cilëve, sipas tij, në Shqipëri “u janë marrë organet për trafikim”, raporton gazeta Gardian e Londrës.
Dick Marti, sipas REL, në projekt rezolutën për trafikim me organet njerëzore, vë në pah se, sipas tij, ekzistojnë indikacione se serbët dhe shqiptarët janë mbajtur në burgjet të fshehta në veri të Shqipërisë, që ishin nën kontrollin e UÇK-së.
“Kryeministri i Kosovës është përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore”, thuhet veç tjerash në këtë raport. Raporti i Dick Martit do të shqyrtohet të enjten në takimin e Këshillit të Evropës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











