Lajme
Mërgata, rol kyç në shtetformim
Ministri Makolli tha snë këtë konferencë se është faktografuar roli dhe kontributi i mërgatës shqiptare nëpër të gjitha proceset historike
Mërgata shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në çështjen e Kosovës gjithandej historisë, ndërsa roli i saj nuk është zbehur as në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Kështu u tha në përfundim të Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim”, që u mbajt në Prizren, e cila u organizua nga Ministria e Diasporës e Kosovës.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, në fjalën e tij përmbyllëse tha se në këtë konferencë është faktografuar roli dhe kontributi i mërgatës shqiptare nëpër të gjitha proceset që ka kaluar kombi ynë.
“Jam shumë i vetëdijshëm që jo vetëm për këto ditë sa zgjati konferenca, por po ti kishim edhe 3 mijë të tjera nuk do të mjaftonin për të paraqitur në tërësi rolin dhe kontributin që ka pas mërgata jonë jo vetëm në bërjen e lirisë, jo vetëm në bërjen e shtetit, por edhe ndërtimin e shtetit. Besojë që tash është koha kur studiuesit e ri duhet t’i rreken më me seriozitet një angazhimi të tyre në drejtim të shpalosjes së gjithë aktiviteteve që ka pas mërgata jonë “, tha ministri Makolli.
Ministri e Diasporës, sipas tij, edhe në të ardhmen do të organizojë konferenca të tilla, ndoshta me tema tjera, pasi kontributi i mërgatës, siç tha ai, ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe në fusha tjera.
Kumtesat të cilat u lexuan në konferencë, siç tha Makolli, do të botohen nga MD në një libër të veçantë.
Kjo konferencë që zgjati katër ditë u organizua në kuadër të manifestimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 134-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Me punimet e tyre kanë marrë pjesë akademikë, studiues e shkencëtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj të cilët paraqitën më shumë se njëzet kumtesa dhe ku u vlerësua lartë kontributi i mërgatës në shtetndërtimin e Shqipërisë dhe Kosovës në faza të ndryshme.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












