Lajme
EULEX nis hetimet për masakrën e Krushës
Prokuroria i ka identifikuar 56 të pandehur të mundshëm të cilët do të përballen me akuza për krime lufte
Trembëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, duket se një prokurori ndërkombëtar i ka rënë në mend që të hetojë njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës në Kosovë (1998-1999), atë të Krushës së Vogël, ku nga forcat serbe të Millosheviqit u vranë 113 burra.
Bazuar në një kumtesë lëshuar nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), është një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria e Qarkut në Prizren, i cili ka filluar zyrtarisht hetimet për krime të luftës të kryera në fshatin Krushë e Vogël më 25 dhe 26 mars 1999.
“Deri tani, Prokuroria i ka identifikuar 56 të pandehur të mundshëm të cilët do të përballen me akuza për krime lufte kundër popullatës civile, duke përfshirë vrasjen e gjithsej 113 fshatarëve, dëbimin e të gjitha grave dhe fëmijëve nga fshati, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga EULEX-i.
Masakra në Krushë të Vogël pretendohet të jetë një nga vrasjet më masive që ka ndodhur gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











