Shkurt.ch
Pothuaj përgjysmë më pak persona kanë hyrë ilegalisht në Zvicër
Rënia e numrit nga 49.000 në 27.000 shpjegohet me faktin se gjatë vitit 2017 ka pasur më pak refugjatë që kanë përdorur itinerarin e Mesdheut për të ardhur nga Afrika në Evropë
Trupat e mbrojtjes së kufirit, gjatë vitit të kaluar kanë kapur 27.300 persona që kanë hyrë ilegalisht në Zvicër. Ky numër shënon një rënie të madhe në krahasim me vitin paraprak, kur ishin pothuajse dyfish më shumë, gjegjësisht 49.000 sish, shkruan SDA. Po këtë e konfirmon edhe Administrata Federale e Doganave (EZV). Nga numri prej 27.300 personave, 17.526 u janë dorëzuar autoriteteve përkatëse.
Këtë rënie të numrit, trupat në fjalë e shpjegojnë me faktin se gjatë vitit 2017 ka pasur më pak refugjatë që kanë përdorur itinerarin e Mesdheut për të ardhur nga Afrika në Evropë, transmeton albinfo.ch. Si rezultat i kësaj, numri i hyrjeve ilegale ka shënuar ulje sidomos në vendkalimet kufitare në kantonin e Tiçinos dhe në atë të Valisit (jugu i vendit).
Trupat e mbrojtjes së kufirit gjatë vitit 2017 kanë ndaluar afër 10 mijë persona ndaj të cilëve kishte urdhërarrest, nga gjithsej 26.000 vetave sa janë në përgjithësi njerëzit me fletarrest.
Gjatë periudhës në fjalë janë konfiskuar 4263 armë të ndaluara dhe 1958 dokumente të falsifikuara.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











