Shkurt.ch
Ky është kryetari i parë zezak i një komune zvicerane
Thulani Thoman është i biri i një politikani zviceran dhe i një afrikaneje, i cili është rritur në Zvicër. Ai thotë se në rrugën e tij politike, ngjyra e lëkurës nuk ka luajtur asnjëherë ndonjë rol
Një deputet “me ngjyrë”, politikan me prejardhje afrikane, Zvicra tashmë e ka pasur, në nivelin nacional. Por kryetari i parë i zi i një parlamentit të një komune të Zvicrës është Thulani Thomann. 34 vjeçari nga Partia Socialdemokrate (SP) është zgjedhur së fundi në krye të asamblesë së komunës Ostremündingen, një paralagje e Bernës.
Thoman është i biri i një politikani zviceran dhe i një afrikaneje, i cili është rritur në Zvicër. Ai thotë se në rrugën e tij politike, ngjyra e lëkurës nuk ka luajtur asnjëherë ndonjë rol, shkruan 20minuten.ch.
Kryebashkiaku i ri nuk e ka ndërmend të abuzojë me rrëfimet për shqetësimet dhe ngacmimet që ai është detyruar t`i durojë në fëmijëri e në rini, e madje edhe sot, transmeton albinfo.ch. “Rëndësi ka që ne të flasim me njëri tjetrin, t`i rishikojmë paragjykimet ndaj të huajve. Në fund të fundit i gjithë planeti është përplot me të huaj”, thotë ai.
Thomann punon si instruktor i fitnesit. Ai ka fituar një vend në parlamentin e komunës para 5 vitesh ndërsa është rizgjedhur me rezultat të shkëlqyer edhe në vitin 2016, përcjell albinfo.ch.
Kryetari me pamje djaloshare – thotë se ende ia kërkojnë letërnjoftimin për të vërtetuar se është i moshës madhore – beson se do të vijë koha që të ketë edhe qeveritar “me ngjyrë” në nivel vendi. Por për një gjë të tillë ende duhet pritur, shton ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”














