Kosova
Kosova në BERZH pritet të marrë fonde deri në 500 milionë euro
Projektet me të cilat Kosova do të prezantohet në samit, sipas koordinatorit rajonal Gazmend Abrashi janë të fokusuara në infrastrukturë
Kosova pritet të prezantohet me 40 projekte të fushave të ndryshme në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të hënën në Londër. Projektet me të cilat Kosova do të prezantohet në samit, sipas koordinatorit rajonal Gazmend Abrashi janë të fokusuara në infrastrukturë.
Unaza e kryeqytetit pritet të jetë projekti më i madh që Qeveria e Kosovës do ta prezantojë të hënën më 26 shkurt.
“Zyra e kryeministrit qysh prej momentit që ka filluar me u parapërgatit për këtë samit, ka bashkëpunuar me Odën Ekonomike”, theksoi Abrashi. Zyrtarë të qeverisë thonë se Kosovës i është ofruar mundësia që të marrë fonde deri në 500 milionë euro.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se beson që zhvillimet e kohëve të fundit në politikë nuk do të ndikojnë në ekonomi. Edhe këtë herë Gërxhaliu bëri thirrje që ekonomia në Kosovë të trajtohet me prioritet.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













