E-Diaspora
Konferencë me temën “Aktivizmi feminist në Kosovë”
Të premten e ardhshme, më 2 mars 2018, në organizim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Gjenevës mbahet tryeza e debatit me temën "Aktivizmi Feminist në Kosovë". Mysafire dhe pjesëmarrëse në debat do të jenë aktivistet nga Kosova, Nazlie Bala dhe Elona Kastrati
Në afrim të Ditës Ndërkombëtare të drejtave të grave, Shoqata Studentore Shqiptare e Gjenevës ju ofron një konferencë mbi aktivizmin feminist në Kosovë. Dy të ftuara do të na nderojnë mbi këtë çështje :
Nazlie Bala ka qenë vullnetare në Këshillin e të Drejtave të Njeriut gjatë viteve 1990. Pas luftës, ajo ishte një nga personat më aktive në kërkimin e drejtësisë për 20’000 gra të dhunuara gjatë luftës dhe për njohjen e tyre në statusin të viktimës. Sot, vetëm katër vetë janë gjykuar për përdhunim të kryer gjatë luftës në Kosovë dhe njohja e statusit të grave të përdhunuara është ende larg arritjes. Nazlie Bala është aktiviste politike dhe gjithashtu konsulente në Strehimoren e Grave “Lira” në Gjilan, ku strehohen gratë viktima të dhunës në familje.
Elona Kastrati identifikon veten si një aktiviste feministe ndërsektoriale. Ajo jeton në Gjermani ku ajo ishte nxitëse e aksionit “Pads againt sexism”. Ka punuar për një vit në teren në OJQ-en Students helping life Kosova (SHL Kosova) për të ndihmuar të rinjtë në Kosovë. Ajo u ftua gjithashtu nga TEDx Prishtina ku foli për gratë, në një prezantim të titulluar “Nuk e kam emrin zemër”.
Kjo ngjarje është një mundësi për shoqatën tonë për t’i adresuar këto çështje brenda bashkësisë shqiptare. Marrëdhëniet gjinore janë me të vërtetë në qendër të shqetësimeve aktuale. Betejat feministe në Kosovë, megjithatë, nuk transmetohen ne menyrë të mjaftueshëm, ose fare, nga kanalet e ndryshme të medias. Shqiptarët në Zvicër nuk janë gjithmonë të informuar për betejat në teren nga shoqata dhe OJQ-et të ndryshme. Duket e rëndësishme për ne, si një shoqatë e studentëve shqiptarë, të diskutojmë dhe veçanërisht t’a bëjmë këtë temë të dukshme në mënyrë që të mos jetë objekt i paragjykimeve dhe instrumentalizimit politik.
Është gjithashtu e rëndësishme për ne që të informojmë popullin zviceranë për luftën për të drejtat e grave në Kosovë. Kjo është arsyeja pse kjo konferencë do të përkthehet nga shqipja në frëngjisht. Gratë shqiptare në Kosovë nuk vuajnë nga të njëjtat forma dominimi si gratë shqiptare në Zvicër apo gratë zvicerane, prandaj është e rëndësishme që në këte konferencë t’i shprehim këto lufta dhe t’i artikulojmë në mënyrë që kjo të mund të na çojë në një marrëveshje të përbashkët në një nivel më global, përkatësisht të drejtave të grave.
ORA : 19:00
SALLA : MR280, Bvd du Pont d’Arve 42. 1205 Genève.
Debati është publik dhe hyrja është e lirë për të gjithë ndërsa afati i fundit për regjistrim ështüë më 25 shkurt!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Mars 2018
- Ora19:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit24 Shkurt 2018 - 13:00
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore












