Lajme
Afaristët zviceranë të kënaqur me Kosovën
Në Forumin e Biznesit Zvicër-Kosovë, kryeministri Thaçi u ka bërë thirrje investitorëve të huaj, që të investojnë në Kosovë
Dhjetëra afaristë të ardhur nga Zvicra dhe vendet tjera të BE-së janë njoftuar të mërkurën në Prishtinë me klimën e investimeve në Republikën e Kosovës, me sigurinë, infrastrukturën ligjore dhe potencialin ekonomik vendor.
Në konferencën organizuar me temë Forumi i Biznesit Zvicër-Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi u ka bërë thirrje investitorëve të huaj, që të investojnë në Kosovë, sepse biznesi i tyre është i garantuar. Ai tha se Kosova ofron klimë të përshtatshme për investime në të gjitha sektorët, ndërsa diaspora, sipas tij, është e mirëseardhur.
Ky forum u organizua nga Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS), Oda Ekonomike e Zvicrës (SEC) dhe e mbështetur nga organizatat partnere si IPAK, OSEC, ProCredit, Ambasada e Kosovës në Bernë, albinfo.ch dhe qeveria e Zvicrës.
Ambasadori i Kosovës në Zvicër e vlerësoi lartë organizmin e kësaj konference, ndërsa tha se shumica e atyre që kanë ardhur në Kosovë, kanë ndarë përshtypje shumë të mira. “Me mendime ndryshe kanë ardhur, dhe bazuar edhe në këtë konferencë por edhe nga ajo që kanë parë në Kosovë, kanë krijuar përshtypje shumë të mira”, tha ambasadori.
Për perspektivën e Kosovës kanë folur edhe bashkëbiseduesi të tjerë, ndërsa avokati Dastid Pallaska i ka inkurajuar biznesmenët e huaj që të vijnë në Kosovë, sepse ai tha se ligji garanton investimet e tyre.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











