Shkurt.ch
Zvicra zbut dënimet për “raserët”
Ndryshimi kryesor në këtë kontekst është ai se do të hiqet dënimi me burg prej së paku një viti dhe do të reduktohet kohëzgjatja e marrjes së patentëshoferit
Parlamenti i Zvicrës ka vendosur që të zbutet qëndrimi ndaj ngasësve të automjeteve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar (“raserëve”). Kështu, gjyqtarët që do të trajtojnë lëndë në lidhje me këtë kategori, në rastet e delikteve të kryera nga pakujdesia, do të kenë më shumë hapësirë veprimi se ederi tash, shkruan sda.ch.
Ndryshimi kryesor në këtë kontekst është ai se do të hiqet dënimi me burg prej së paku një viti dhe do të reduktohet kohëzgjatja e marrjes së patentëshoferit.
Me këtë vendim, Parlamenti ka zbutur programin veprues “Voia Sicura”, të miratuar pak vite më parë.
Si shkak për këtë zbutje ka qenë nga njëra anë fakti se shumica e deputetëve mendojnë se ngasësit që nuk kanë qenë të dënuar më parë për shkelje në trafik shpesh po dënohen me ashpësi të tepruar, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, gjyqtarët kanë hapësirë shumë të vogël veprimi.
Deri tash, patentëshoferi u është marrë personave që kanë kryer delikte të këtij lloji për së paku 2 vjet, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në rast përsëritjeje, për 10 vite ose madje edhe për gjithmonë.
Dënimi me burg për deliktet e “raserëve” deri tash kanë qenë një deri 4 vjet. “Raserët” e qëllimshëm do të vazhdojnë të dënohen po me këtë masë.
Ligji aktualisht përmban një automatizëm në bazë të të cilit, si “raser” konsiderohet personi i cili në zonën me shpejtësi të lejuar 30 kilometra në orë nget veturën me 70 kmh ndërsa në autostradë, ai që kapet duke ngarë makinën mbi 200 kilometra në orë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet











