Kosova
Nga projekti “Pro tax 2” Kosova përfiton 3.2 milionë euro
Ministri Hamza konsideroi se ky projekt është një nga më të suksesshmit e Ministrisë së Financave
Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Anders Wollter, firmosën marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes financiare për projektin për vazhdimin e përmirësimit të sistemit të tatimit në pronë “Pro Tax 2”, në një shumë prej 3.2 milionë eurosh.
Ministri Hamza konsideroi se ky projekt është një nga më të suksesshmit e Ministrisë së Financave. Ai theksoi se po ashtu edhe reforma e ndërmarrë së fundmi në fushën e tatimit në pronë është një nga reformat më të rëndësishme për komunat.
Ndërsa, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Anders Wollter, falënderoi ministrin Hamza për zotimin dhe angazhimin në implementimin e marrëveshjeve me shtetin suedez.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













