Lajme
Aridiana Hoxhiq drejton Zyrën në veri
Hoxhiq do të qëndroj në veri deri në organizimin e zgjedhjeve të lira nga autoritetet kosovare
Prishtinë. Qeveria e Kosovës ka emëruar Ardiana Hoxhiqin, shefe të Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, ndërsa funksionalizimi i kësaj zyre, siç deklaroi zëvendës kryeministri Sllobodan Petroviq, pritet të ndodhë deri në fund të këtij muaji.
Ai tha se Qeveria e Kosovës gjendet në fazën e përfundimit të intervistave për pozitat udhëheqëse të stafit të kësaj zyre, ndërsa sipas Petroviq, Hoxhiq dhe stafi tjetër përcjellës, do të ketë karakter të përkohshëm deri në momentin kur në veriun e Mitrovicës do të organizohen zgjedhjet e lira dhe demokratike nga autoritetet kosovare.
Deri më tani, sipas zëvendëskryeministrit, janë pranuar mbi një mijë aplikacione për stafin që do të punojë në Zyrën Administrative në pjesën verore të Mitrovicës. Vetëm, për pozitën drejtueses, siç tha ai, kanë konkurruar shtatë kandidatë, nga të cilat Ardiana Hoxhiq është konsideruar me e mira.
“Ky është një fillim i aktivizimit të këtij procesi dhe tani presim që të përfundojnë intervistat për pozitat e para ë kuadër të Zyrës Administrative. Ekzistojnë të gjitha mundësitë për funksionimin e kësaj zyre dhe tashmë pritet vetëm përfundimi i pranimit të kandidatëve të rinj”, ka thënë ai.
Ndryshe Zyra Administrative në veri është pritur me kundërshtime nga serbët lokalë. Ata këtë zyrë e konsiderojnë si ndërhyrje të Prishtinës zyrtare në këtë pjesë. Serbët e komunave veriore e kanë sfiduar autoritetin e Prishtinë, ndërsa për vite me radhë janë financuar nga Beogradi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










