Lajme
Një e treta e shitjes së alkoolit për të rinjtë është e paligjshme
Gati një nga tre të mitur arrijnë të blejnë pije alkoolike në një dyqan apo restorant, pavarësisht ndalimit në fuqi. Sipas 5518 blerjeve të kontrolluara gjatë vitit 2011, vështrohet se shitjet e paligjshme të alkoolit në mbrëmje janë të numërta.
Norma mesatare nacionale e shitjes së alkoolit për të miturit është ngritur gjerë në 30.4 % në vitin 2011 kundër 26.8 % në vitin 2010. Kjo rritje është kryesisht për shkak të zgjerimit të blerjeve të testit në rajone të reja dhe pika të reja të shitjes, ka theksuar sot Bordi federal i alkooleve ( Régie fédérale des alcools (RFA).
Niveli i shitjeve të alkoolit të paligjshëm qëndron rreth 28% gjatë ditës dhe rritet gjerë në 50.5% në mbrëmje. Këto rezultate konfirmojnë se duhet përmirësuar respektin e dispozitave legale në lidhje me shitjen e alkoolit të miturve (16 vjeç për verë dhe birrë; 18 vjeç për alkoolet e forta) gjatë orëve të natës, orë të cilat përbëjnë një periudhë veçanërisht të ndjeshme për të rinjtë, theksohet nga RFA.
Gjobat janë të pashmangshme
Shitja e alkoolit pranë të miturve paraqet më shumë shqetësime gjatë evenimenteve të ndryshme,sesa në shitore të kontrolluara rregullisht dhe në mënyrë të qëndrueshme. Në mënyrë të ngjashme, letërnjoftimi kërkohet më lehtë në shitore sesa në restorante.
Në gati një të katërtën e shitjeve të paligjshme të alkoolit të miturve (23.4%), shitja e tij ëshë paraprirë nga një verifikim i moshës. Këto shifra konfirmojnë rëndësinë e edukimit të shitësve dhe nevojën për të përhapur mjete më të mëdha në shkallë më të lartë menaxhimin e kontrolleve të moshës, në mënyrë të shpejtë dhe korrekte edhe në situata të vështira, vërehet nga bordi RFA.
Përtej parandalimit, përdorimi i gjobave duket i pashmangshëm, thekson RFA. Vendimi i Gjykatës Federale të 25 janarit 2012 ka hequr vetëm pjesërisht këtë pasiguri, duke theksuar nevojën për të krijuar një bazë ad hoc ligjore në nivel federal. Ajo është aktualisht nën diskutim në Parlamentin Federal.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











