Bota
Edhe Merkel reagon për “ushqim vetëm për gjermanët”
Merkel nuk e fshehu pakënaqësinë me faktin që rregullat e reja të “Essener Tafel” kërkojnë nga personat në nevojë të paraqesin një pasaportë gjermane, nëse duan të marrin ushqim
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka reaguar rreth debatit të fundit në Gjermani, ku një bankë e rëndësishme ka vendosur që ushqimi falas t’u ndalohet të huajve.
“Essener Tafel” e cilëson të përkohshme lëvizjen e saj e thotë se masa ishte një domosdoshmëri, duke qenë se niveli i të huajve që përdorin ushqimin e bankës së njohur për aktet e bamirësisë ishte rritur vitet e fundit në masën 75%.
Merkel nuk e fshehu pakënaqësinë me faktin që rregullat e reja të “Essener Tafel” kërkojnë nga personat në nevojë të paraqesin një pasaportë gjermane, nëse duan të marrin ushqim, përcjell albinfo.ch.
“Shërbimet bazike nuk mund të kryhen në bazë kategorizimesh të tilla. Kjo nuk është gjë e mirë. Ndërkohë, ato tregojnë nga ana tjetër sesa e lartë është trysnia në këtë rast dhe sa i madh numri i njerëzve të gjendur në vështirësi. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje të mirë për këtë situatë, e cila të mos përjashtojë askënd”, është shprehur kancelarja gjermane, shkruan “TCH”.
Rreth 1.2 milionë azilkërkues hynë në Gjermani gjatë krizës së emigrantëve në vitet 2015-2016. Më shumë se gjysma e tyre vinin nga vende të gjunjëzuara prej konflikteve, si Siria, Iraku e Afganistani.
Fluksi rekord i të mbërriturve nxiti mbështetjen për partinë kundër emigrantëve, “Alternativa për Gjermaninë”. Ashtu siç mund të pritej prej saj, “AfD” e mbrojti politikën e bankës, duke shkruar në faqen e vet të “Facebook”-ut se “nazist është ai që e kundërshton këtë veprim”.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













