Kuriozitete
Ekspozitë e dizajnit grafik në Korenë Veriore
Koreja Veriore shpesh arrin në kryetitujt shkaku i programit të saj bërthamor dhe paradave ushtarake. Por, një ekspozitë e hapur në Londër, në fakt vë në dukje dizajnin grafik në këtë shtet.
Ekspozita “Të bëra në Korenë Veriore, grafika e përditshme në Republikën Popullore” përmban propagandën qeveritare, por me shumë stil dhe ilustrime që paraqiten nëpërmes pllakateve, si dhe gjëra të tjera si paketimet për ushqim, biletat apo pullat postare, përcjell albinfo.ch.
Ekspozita që është hapur në galerinë londineze të Shtëpisë së Ilustrimit janë të huazuara nga koleksioni i Nicholas Boner, i cili themeloi kompaninë me bazë në Pekin për udhëtime e specializuar në Korenë Veriore dhe e ka vizituar këtë vend qindra herë.
Bonner ka thënë se dizajnet u ofrojnë njerëzve jashtë vendit një dritare për këtë vend që pak kush mund ta kuptojë. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 13 maj.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












