Kultura
Mona Liza largohet nga Parisi përkohësisht!
Ministri francez i Kulturës, Francoise Nyssen, ka bërë të ditur se kryevepra e Leonardo Da Vincit, Mona Liza, e cila qëndron në muzeun e Luvrit në Paris prej 500 vjetësh, do të nisë së shpejt një turne në qytetet e tjera franceze.
Ministri në një intervistë për Radio Europe 1 ka thënë se ai do të merret seriozisht me këtë iniciativë të ekspozitës udhëtuese të disa prej veprave më prestigjioze që mbahen në muzetë francezë.
“Unë nuk shoh pse arti duhet të mbetet i mbyllur. Sigurisht se ne duhet t’i kushtojmë vëmendje për ruajtjen dhe atë që ato përfaqësojnë. Unë do të takohem me presidentin e muzeut të Luvrit për të diskutuar këtë çështje”, ka thënë Nyssen.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













