E-Diaspora
Për aksidentin e autobusit me mërgimtarë reagon Ministria e Diasporës
Ministria e Diasporës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ketë kontroll më të madh në certifikimin e kompanive të automjeteve për bartjen e udhëtarëve.
Për aksidentin e autobusit që barte udhëtarë me mërgimtarë nga Gjermania, përmes një komunikate për media ka reaguar Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike të Kosovës.
Në njoftimin e ministrisë kosovare të Diasporës thuhet se janë në kontakt dhe në monitorim të vazhdueshëm me bashkatdhetarët të autobusit të aksdientuar në kufi me Kroacinë dhe Serbinë.
“Me keqardhje dëgjuam lajmin për aksidentin, nga i cili është përfshirë në flakë autobusi i një kompanie turistike që ka bërë transportin e 29 pjesëtarëve të diasporës nga Gjermania për në Kosovë. Nga informatat e para që kemi marrë, ky aksident ka përfunduar pa fatalitete, që është një lajm i mirë. Ekipi im në Ministri është në kontakt dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe do të reagojmë nëse paraqitet nevoja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.
Ndër tjera në njoftim thuhet se kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët pësojnë aksident gjatë ardhjes në vendlindje, andaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ketë kontroll më të madh në certifikimin e kompanive të automjeteve për bartjen e udhëtarëve.
“Kjo nuk është hera e parë që autobusë me bashkatdhetarë janë të involvuar në aksidente ku, si pasojë, rrezikohet jeta e udhëtarëve. Kërkojmë nga institucionet relevante dhe Policia e Kosovës që të jenë më rigorozë gjatë kontrollimit dhe certifikimit të kompanive që posedojnë automjete për bartjen e udhëtarëve në distanca më të largëta. Njëherësh të lënduarve ju urojmë rikuperim të shpejtë”, thuhet në fund të njoftimit të MeD.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













