Shkurt.ch
Kalimtarët shpëtojnë një fëmijë të lënë në makinë
Kalimtarë të rastit kanë shpëtuar një fëmijë të braktisur në një makinë të parkuar nën rrezet e diellit në Haag, në kantonin e St Gallen-it
Prindërit e kishin lënë beben tetëmuajshe në gjumë në karrigen e saj për të kryer disa kontrolle me dy fëmijët e tjerë.
Kalimtarët kanë arritur të hapin derën e makinës falë dritares, e cila ishte pak e hapur dhe kanë tërhequr beben, bën të ditur policia e St-Gallen-it.
Kalimtarët tregojnë se kishin dëgjuar beben duke qarë.
Megjithatë, shërbimet emergjente kanë treguar se fëmija nuk kishte pësuar shumë nga temperatura.
Prindërit, të cilët u kthyen në makinën e tyre pas një kohë, kanë shpjeguar se ishin duke u kthyer nga pushimet dhe që nuk kanë menduar se ishte kaq vapë.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër














