Shkurt.ch
Gjithçka do të shihni me syzat e Google-s
Një video prezantim më i ri i Google-s tregon se si një nënë përcjell fëmijën e saj në çdo rast të mundshëm duke e filmuar. Kjo funksionon duke iu falënderuar syzave të Google-s, të cilat kanë një minikamerë të integruar.
Fëmija juaj do të reagojë krejtësisht natyrshëm, ngase nuk shqetësohet fare duke mos vërejtur se po filmohet nga kamera. Përveç kësaj, edhe babai mund t’i përcjellë videot “live” të bijës së tij nga puna nëpërmjet Chat Google. Video është titulluar me emrin “Sesioni Glass: Madame & Bebe Gayno”.
Google ka njoftuar në fund të javës së kaluar se syzat pritet të dalin në treg deri në vitin 2014. Ende nuk dihet se sa do të kushtojnë syzat e tilla. Një version i syzave “Explorer” do të jenë në treg në vitin 2013 për 1500 dollarë.
Project Glass është një përpjekje e Google-s për të ndërtuar syza praktike me ekran të integruar, me sistemin audio dhe me bateri, të cilat mund të barten pa ngarkesë në kokën e përdoruesit. Natyrisht, ky nuk është projekti i parë i kësaj natyre, madje ka pasur shumë të tillë deri tani, por asnjë nga ta nuk është kompletuar për shkak se ishin shumë të rëndë dhe të pavolitshëm.
Syzat e Google-s për dallim nga të tjerat fokusohen në kërkimin e internetit bazuar në fotografi dhe material të skanuar. Këto syza përdorin ekran të tejdukshëm për shfaqjen e materialit para syrit dhe një kamerë të vogël anash, e cila në kombinim me GPS-në mundëson gjetjen e vendndodhjes me saktësi. Që i gjithë sistemi të jetë më shumë funksional, syzat e Google do të përdorin edhe komandat me zë.
E-Diaspora
-
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll Klubi turk raportohet se ka ofruar 2 milionë dollarë për një performancë prej katër këngësh në... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













