Bota
Pamje rrëqethëse: Njerëzit ‘fluturojnë’ nga teleferiku
Njerëzit u paralajmëruan që të kërcejnë nga lart, pasi poshtë i priste ‘një tmerr i vërtetë’
Në Gudauri të Gjeorgjisë, ka ndodhur një gjë e rrallë, ku raportohet se dy persona janë plagosur rëndë.
Të paktën tetë persona në total u lënduan nga aksidenti në resortin që ndodhet në Kaukaz. Një video e aksidentit u postua në internet, ku ka marrë shumë reagime, përcjell albinfo.ch.
Avaria papritmas e filloi të bënte tërheqjen e kabinave në anën e kundërt, e skiatorët që prisnin të ngjiteshin lart pa asnjë paralajmërim e panë veten në rrezik teksa teleferiku filloi të punonte mbrapsht.
Por, kjo nuk ishte avaria e vetme, teleferiku filloi të punonte me dyfishin e shpejtësisë, duke hedhur në ajër njerëzit në momentin që kabina rrotullohej.
Njerëzit u paralajmëruan që të kërcejnë nga lart, pasi poshtë i priste ‘një tmerr i vërtetë’, ku teleferikët e fuqishëm përplasnin njerëzit.
http://www.dailymotion.com/video/x6geqkd
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












