Ekonomi
Paraja “cash” drejt zhdukjes edhe në Gjermani
Gjermanët dhe austriakët janë përdoruesit më të mëdhenj të parasë “cash” ndër vendet më të pasura të Eurozonës, sipas një studimi të fundit nga Banka Qendrore Evropiane
Sipas një studimi të fundit nga “Bundesbank”, paraja “cash’ nuk përbën më pjesën më të madhe të transaksioneve në Gjermani.
Sondazhi i Bankës Qendrore të Gjermanisë drejt 2,000 personave tregoi se pagesat me karta po fillojnë të rriten në mënyrë graduale në vend, pavarësisht se metoda e preferuar mbetet ende “cash-i”.
“Përdorimi i parasë fizike mbetet metoda më popullore, megjithatë, pagesat me karta po rriten”, tha anëtari i bordit të “Bundesbank“, Carl-Ludwig Thiele gjatë prezantimit të sondazhit, përcjell albinfo.ch.
Paraja “cash” zinte 47.6% të volumit total të transaksioneve vitin e kaluar, në rënie nga 53.2% që ka qenë tre vite më parë dhe duke rënë për herë të parë poshtë 50 % që kur ka nisur anketimi i “Bundesbank” në vitin 2008. Kartat përbënin 39.4% të totalit të transaksioneve në 2017-ën, krahasuar me 33% në 2014-ën, duke reflektuar një tendencë globale që ka qenë prej kohësh prezente në vende të tjera përfshirë Suedinë dhe Britaninë, shkruan “Scan”.
Pagesat në internet janë rritur gjithashtu, por mbeten në një nivel modest prej 3.7% të volumit total. Gjermanët dhe austriakët janë përdoruesit më të mëdhenj të parasë “cash” ndër vendet më të pasura të Eurozonës, sipas një studimi të fundit nga Banka Qendrore Evropiane. Kjo preferencë është lidhur me shqetësimet mbi privatësinë dhe një pasigurie të rrënjosur thellë drejt shtetit, që sipas analistëve daton që nga periudha e Gjermanisë komuniste.
Sondazhi i “Bundesbank” tregoi se shumica e gjermanëve mendojnë se paraja “cash” është e dobishme për të mësuar fëmijët mbi përdorimin e parasë dhe për të siguruar një kontroll më të mirë të financave personale. Shumica e të anketuarve mendonin gjithashtu se heqja e bankomteve dhe monedhave do të shkaktonte probleme për disa pjesë të popullsisë, kryesisht të moshuarit, ndërsa vetëm 1/3-a u përgjigjën se e shohin si një mënyrë për të luftuar evazionin fiskal dhe pastrimin e parasë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












