Bota
Foto-studio për kafshë në Lviv
Fotografja ukrainase, Natalya Kuyznetsova e cila e di si t’i bëjë kafshët të duken të jashtëzakonshme në fotografi, ka hapur studion e posaçme për kafshë në qytetin Lviv.
Studioja ArtPet ishte themeluar vetëm para gjysmë viti më herët, por u bë aq e popullarizuar mes adhuruesve të kafshëve saqë Natalya ka së paku 30 porosi çdo muaj, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë person i zhvendosur brenda vendit nga Donetsku i përfshirë në konflikt të armatosur, ku kanë vdekur më shumë se 10 mijë njerëz, për 4 vjet, Natalya ka pranuar 1 mijë euro ndihmë nga ambasada lituaneze për të filluar punën e saj.
Sipas Natalyas, kafshët nuk janë aspak model të lehtë për të punuar me to dhe kanë nevojë për qasje të posaçme, derisa frikësohen nga kamera dhe blici në atmosferë të errët.
Asistentja kryesore e saj është e bija e saj 13-vjeçare Valentina, e cila është profesioniste e vërtetë në tërheqjen e vëmendjes së kafshëve. Ajo jo vetëm që përdorë lodra të ndryshme, por edhe i imiton ato.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











