Sport
Paga vjetore e shefit të FIFA-s, Infantino, 1.9 milion franga
Ndërsa paraardhësi i tij, Sepp Blatter në vitin e tij të fundit si president i FIFA-s, në vitin 2015 kishte fituar 3.6 milionë franga
Të ardhurat që presidenti i FIFA-s, Federatës Botërore të Futbollit, Gianni Infantino ka marrë gjatë vitit 2017 kanë arritur shumën prej 1.9 milion frangash.
Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung” në botimin e sotëm, kjo është për 26 për qind më shumë se një vit më parë, gjegjësisht në vitin 2016, kur ai kishte fituar gjithsej 1.5 milion franga. Por, vëren gazeta, një rritje e tillë shpjegohet edhe me faktin se gjatë vitit 2016 ai kishte vetëm 10 muaj që kishte hipur në post.
Por edhe kështu, Infantino është paguar dukshëm më pak se paraardhësi i tij në këtë post, Sepp Blatter, transmeton albinfo.ch. Ai, në vitin e tij të fundit si president i FIFA-s, në vitin 2015 ishte shpërblyer me 3.6 milionë franga, shkruan SonntagsZeitung, duke iu referuar raportit më të ri fnanciar të FIFA-s, i cili është publikuar të shtunën.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi










