Shkurt.ch
Në gusht vjen bankënota e re 200 frangëshe
Pas bankënotave 50, 20 dhe 10 frangëshe, kjo e 200 frangave do të jetë e katërta në serinë e re. Ndërsa dy bankënotat e mbetura, ajo e 1000 frangave dhe tjetra, e 100 frangave, pritet që në dizajn të ri të editohen gjatë vitit 2019
Në muajin gusht Zvicra do të ketë një bankënotë të re 200 frangëshe. Banka Nacionale Zvicerane (SNB) ka bërë të ditur se kjo bankënotë e serisë së re do të prezantohet më 15 gusht ndërsa në qarkullim do të hyjë nga 22 gushti, shkruan sda.ch.
Bankënota e re që do të ketë tone të ngjyrës së kafesë, nga ana e dizajnit do të tematizojë segmentin shkencor të Zvicrës, shkruan SNB në njoftimin e saj.
Pas bankënotave 50, 20 dhe 10 frangëshe, kjo e 200 frangave do të jetë e katërta në serinë e re, transmeton albinfo.ch. Ndërsa dy bankënotat e mbetura, ajo e 1000 frangave dhe tjetra, e 100 frangave, pritet që në dizajn të ri të editohen gjatë vitit 2019.
Te të gjitha bankënotat e serisë së re ekzistojnë gjithsejt 15 karakteristika që kanë të bëjnë me sigurinë. Me këtë, Banka Nacionale e Zvicrës synon që serinë e re ta bëjë më të sigurt nga përpjekjet për falsifikim. Në mesin e këtyre karakteristikave ose shenjave dalluese janë kryqi transparent i flamurit zviceran dhe një glob i ngjyrosur me dritë, përcjell albinfo.ch. Këto kartëmonedha do t`i kenë po ashtu edhe shiritat e sigurisë. Në shiritin me ngjyrën e argjendtë mund të shihen harta e Zvicrës, rrjeti hekurudhor, një listim i tuneleve më të gjatë të trenave dhe numri 10.
Edhe pas hyrjes në qarkullim të bankënotave të serisë së re, bankënotat e vjetra njëherë për njëherë do ta ruajnë vlefshmërinë e tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












