Bota
Gratë në Arabinë Saudite, së shpejti do të lejohen të dalin pa mbulesë
Këtë e ka thënë Princi 32 vjeçar Mohammed bin Salman. Ai gjatë vitit të kaluar është emëruar nga i ati, mbreti Salman, trashëgimtar i kurorës
Gratë në Arabinë Saudite së shpejti do të kenë të drejtë të vendosin vetë se çfarë do të veshin kur të dalin nga shtëpia. Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman planifikon që të mos vendosen më rregulla që kërkojnë nga gratë bartjen e mbulesës së kokës dhe të fytyrës dhe as mbulesën e gjatë, të zeze të trupit në tërësi, përcjell albinfo.ch raportimet e medieve botërore.
Këtë njoftim, princi i moderuar e ka dhënë sot për televizionin amerikan CBS. Sipas rregullave në fuqi, gratë në Arabinë Saudite janë të detyruara që jashtë shtëpisë të bartin mbulesën e përmendur të zezë dhe shpesh, edhe të mbulojnë fytyrën dhe kokën.
Megjithatë, princi nuk ka dhënë ndonjë datë të hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi.
Ai ka paralajmëruar qysh në shtatorin e vitit të kaluar lejimin e grave për të ngarë automjetet dhe ky vendim hyn në fuqi në qershorin e sivjetëm.
Princi 32 vjeçar Mohammed bin Salman me prirje reformiste, në verën e vitit të kaluar është emëruar nga i ati, mbreti Salman, trashëgimtar i tij.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












