Integrimi
Politikania i shtron pyetje provokuese imamit Bekim Alimi, filozofi zviceran vihet në mbrojtje tij
Rüegg: “Kjo sjellje është irrituese dhe me tendencë për të qenë e rrezikshme”, ka shkruar ai duke iu referuar katalogut të pyetjeve të shtruara nga politikania Erika Häusermann. Titulli i komentit të tij është: “Përse ne në Zvicër nuk na duhet testimi i qëndrimeve (ideve)"
Këshilltarja nga partia GLP në Komunën Wil (St.Gallen) Erika Häuserman, i ka shtruar përmes gazetës „Willer Nachrichten“ një katalog me 12 pyetje imamit shqiptar, Bekim Alimi, nga po ky qytet. Alimi njihet edhe si kryetar i Bashkësisë së Shoqatave Islame në Zvicrën lindore dhe promotor i ndërtimit të një xhamie të madhe në Wil, që është përuruar para një viti. Pyetjet që i drejtoheshin atij lidheshin me refuzimin që i është bërë muaj më parë kërkesës së tij për natyralizim (albinfo.ch ka shkruar) dhe që është trajtuar gjerësisht nga mediat regjionale.
Häusermann i ka drejtuar imamit pyetje të ndieshme, në përpjekje për të nxjerrë qëndrimet e tij lidhur me çështje të fesë islame dhe të integrimit të kësaj feje në Zvicër. Kështu, ndër të tjera ajo e ka pyetur se a beson që gruaja duhet`i nënshtrohet burrit, a ka të drejtë burri ta rrahë gruan nëse ajo nuk e dëgjo, a kanë të drejtë vajzat myslimane të shkojnë në not ku janë edhe djemtë. Pastaj një pyetje është nëse në xhaminë e tij u lejohet hyrja grave pa mbulesë; nëse ai, po të martohej djali i tij me një grua jo myslimane, do ta detyrojë atë kalojë në islam etj. Këtë katalog pyetjesh ajo e ka bërë me ndihmën e kryetares së Forumit për një islam progresiv, Saida Keller- Messahli dhe studiueses Elham Manea, transmeton albinfo.ch.
Imami Alimi i kishte premtuar gazetës se do t`u përgjigjej pyetjeve në fjalë, ndonëse kishte këmbëngulur se kërkimi i nüënshtetësisë zvicerane ishte e drejtë e tij e pakontestueshme për vetë faktin se ai jetonte prej 20 vitesh në Zvicër.
Ndërkohë, një përgjigje në formë të komentuesit nga jashtë të gazetës “Tagblatt”, politikanes së përmendur ia ka dhënë në numrin e djeshëm të kësaj gazete, filozofi dhe shkrimtari Michael Rüegg. Ai konstaton se pyetjet qe i bëhen imamit shkelin sferën e tij të mbrojtur të besimit fetar dhe kjo në Zvicër eshte e palejueshme.
“Kjo sjellje është irrituese dhe me tendencë për të qenë e rrezikshme”, ka shkruar ai duke iu referuar katalogut të pyetjeve në fjalë, përcjell albinfo.ch. Titulli i komentit të tij është: “Përse ne në Zvicër nuk na duhet testimi i qëndrimeve (ideve).
Këtë postulat ai e shtjellon në gjerësi e në thellësi, duke vënë në pah se shtetet moderne si Zvicra mbështeten në ndarjen e pushtetit nga morali. Prandaj në Zvicër, për ndryshim nag Kina, Korea Veriore ose Arabia Saudite, njerëzit nuk gjykohen për qëndrimet, idetë e tyre por vetëm për veprimet që shkelin ligjin. Në këtë dejtim ai jep shumë shembuj nga jeta reale, që në shumicën e rasteve i nxjerrin pyetjet e politikanes Häusermann në një dritë të dyshimtë dhe tendencioze.
“Nëse një rast si ky do të bëhej rregull, atëherë në të ardhmen mund të pritet që me rastin e natyralizimit, edhe të krishterët e devotshëm ose hebrenjtë ortodoksë të pyeten përmes një katalogz të tillë rreth ideve, qëndrimeve të tyre fetare. Kjo i bie që ata duhej të shpreheshin, fjala vjen, lidhur me martesën në mes të personave të një gjinie apo t`u kërkohej atyre që të identifikoheshin me krishterimin ose hebraizmin progresiv…
Rezultatet e një praktike të tillë intolerante do të na çonin në rrethanat kineze. Atje njerëzit edukohen për të përqafuar një kulturë të ashtuquajtur progresive unike, shkruan veç tjerash filozofi dhe shkrimtari Michael Rüegg në përgjigjen që i jep këshilltares komunale të Wilit, Erika Häusermann.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve