Kosova
Kapet rrjeti që “martonte” të rinjtë kosovarë me shtetase të BE-së: paguanin dhjetëra mijë euro
Shumica e këtyre të rinjve «martoheshin» me gra nga Çekia, Rumania ose Bullgaria. Ndërkohë që ata kanë paguar secili nga dhjetëra mijë euro, gratë e «martuara» në këtë mënyrë, janë paguar deri në 7000 euro
Policia gjermane përmes disa bastisjeve të mëdha ka shpartalluar një bandë e cila dyshohet të ketë bërë ndërmjetësime me pagesë të martesave fiktive të të huajve dhe kontrabandim të lejeve të qëndrimit të të huajve në Gjermani, shkruan focus.de.
Në kuadër të fushës së veprimit të Prokurorisë Shtetërore të Frankfurtit, në bastisjet e bëra sot, kanë marrë pjesë plot 850 policë federalë, republikanë dhe doganorë, transmeton albinfo.ch. Ata kanë kontrolluar 98 objekte në 7 lande (republika) të Gjermanisë dhe në Çeki.
Hetimet janë zhvilluar ndaj grupimeve të ndryshme që kanë vepruar në mënyrë paralele, të përbëra nga shtetas të Kosovës, të Bullgarisë dhe të Serbisë. Ata ngarkohen se së paku duke filluar nga viti 2015 kanë ngritur një sistem përmes të cilit u kanë siguruar qytetarëve të shteteve jashtë BE-së, përmes dokumenteve të falsifikuara ose të paligjshme, qëndrim në Gjermani në kundërshtim me ligjin.
Përmes pagesave që shkonin deri në shuma pesëshifrore, ata, për klientët e tyre, kryesisht burra të rinj nga Kosova, të gatshëm për të paguar, kanë aranzhuar martesa fiktive me gra me të ardhura të ulëta nga shtetet e BE-së. Shumica e këtyre të rinjve «martoheshin» me gra nga Çekia, Rumania ose Bullgaria, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë që ata kanë paguar secili nga dhjetëra mijë euro, gratë e «martuara» në këtë mënyrë, janë paguar deri në 7000 euro.
Hetuesit në Frankfurt tash për tash supozojnë se bëhet fjalë për qindra raste të tilla.
Një numër i të akuzuarve fajësohen se si përgjegjës të firmave të ndryshme të ndërtimit në Gjermani, nga gushti i vitit 2015 kanë punësuar punëtorë të paregjistruar dhe kanë bërë pagesa në të zezë përmes faturave fiktive. Në këtë mënyrë të ardhura prej rreth 6 milionë eurosh nuk u janë nënshtruar tatimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre














