Kosova
Ajvali: Një person vdes nga shpërthimi i një granate dore
Bëhet fjalë për një mashkull M.G 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes
Policia e Kosovës në një komunikatë për media njofton se sot në orën 14:45, ka marrë informatë se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie ka ndodhur një shpërthim ku një person ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për një mashkull M.G 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton Koha.net.
“Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në raportin e policisë.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri











