CH-Ballkani
Sonte në mesnatë kthehet ora verore
Ndryshimi do të ndodhë në orën 02:00 pas mesnate, kur ora do të shkojë përpara për një orë, që i bie se do tüe kemi një orë më pak gjumë
Sonte në mesnatën do të bëhet ndërrimi i orës që mund të jetë i fundit pasi që në Parlamentin Evropian po debatohet për shfuqizimin e llogaritjes së kohës me orën dimërore dhe verore.
Ndryshimi do të ndodhë në orën 02:00 pas mesnate, kur ora do të shkojë përpara për një orë, që i bie se do tüe kemi një orë më pak gjumë.
Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqendrimit por ekspertët kanë vlerësuar që kjo ndodh vetëm në ditën e parë prandaj Parlamenti Evropian vitin e kaluar votoi në favor të mbajtjes së të njëjtës kohë gjatë gjithë vitit.
Megjithatë, rezoluta nuk është detyruese. Rezoluta e miratuar përfshin studimin e Shërbimit Kërkimor Evropian të tetorit 2017, duke mos arritur gjithsesi në ndonjë rezultat përfundimtar, por që tregon ekzistencën e efekteve negative tek shëndeti i njeriut.
Rezoluta gjithashtu thekson se është vendimtare të mbahet një regjim kohor i unifikuar i BE.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












