Shkurt.ch
1000 veta demonstrojnë kundër shkurtimeve në arsim
Federata “Aktion Bildung – Action Education” konstaton se mania e kursimeve që ka kapluar organet federale dhe ato kantonale të arsimit, është duke i groposur bazat e arsimit, edukimit në Zvicër
Rreth 1000 veta, kryesisht të rinj e të reja, kanë demonstruar sot në Bernë mospajtimin e tyre me veprimet e qeverisë federale që çojnë drejt shkurtimeve buxhetore në fushë të arsimit. Me këtë manifestim protestues është kurorëzuar Java e aksionit në favor të arsimit, gjatë së cilës, aksione të ngjashme ishin zhvilluar në qytetet: Bernë, Bazel, Lozanë, Lucern dhe Cyrih, njofton srf.ch.
Federata “Aktion Bildung – Action Education” konstaton se mania e kursimeve që ka kapluar organet federale dhe ato kantonale të arsimit, është duke i groposur bazat e arsimit, edukimit në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Studentët, nxënësit, hulumtuesit shkencorë dhe nëpunësit janë ngopur tashmë me taksat e larta të studimeve, me shkurtimet në arsim dhe uljen e pagave të mësimdhënësve.
Sipas federatës në fjalë dhe demonstruesve, ato që nevojiten janë institucionet e hapura dhe demokratike arsimore. Arsimimi duhet të jetë i qasshëm pa barriera, është thënë nga demonstruesit sot në Bernë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











