Kosova
Haradinaj thotë se s’ka më pazare me Serbinë
"Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazar të ri, se nuk ka mbetur çka. Ka ardhur koha të ecim përpara, por jo duke harruar, harresa na bën dëm”
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e interesuar për paqe, por njohja reciproke me Serbinë nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazar të ri.
Ai në tubimin përkujtimor me rastin e 19-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe, tha se e drejta për liri u arrit edhe me ndihmën e NATO-s. Ai tha se presidentit Vuçiq i kanë thënë ta çlirojë popullin e vet dhe ta njohë këtë dhimbje, se i bën mirë popullit të tij.
“Paqja mbërrihet duke njohur dhimbjen e tjetrit. Jemi të interesuar për paqe, por nuk dimë çka të japim më shumë për liri se ata që i kemi dhënë, e që janë në tokë dhe ata që i kemi të zhdukur. Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazar të ri, se nuk ka mbetur çka. Ka ardhur koha të ecim përpara, por jo duke harruar, harresa na bën dëm”, theksoi ai.
Ndërsa kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se Krusha mbetet simbol i qëndresës në luftën për liri. E presidenti Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka kujtuar masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë. Ai ka vlerësuar se muaji mars sjell në kujtesë lavdinë e luftës së drejtë, por edhe ditët e rënda, nëpër të cilat vendi ka kaluar, si dhe humbjen e njerëzve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre












