Kosova
Haradinaj: Arrestimi i Gjuriqit ishte i pashmangshëm
Haradinaj ka thënë se e kanë lutur Gjuriqin që të presë vendim prej 72 orësh për të mos u futur në Kosovë, por ai nuk ka dashur të dëgjojë
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se arrestimi i Gjuriqit nuk ka qenë i këndshëm, por ishte i pashmangshëm dhe duhet të veprohet njësoj edhe në të ardhmen.
Ai ka thënë se veprimi i djeshëm nuk ishte i drejtuar kundër qytetarëve serbë, e as zyrtarëve serbë të institucioneve, por kundër atyre që shkelën ligjin. Haradinaj ka thënë se e kanë lutur Gjuriqin që të presë vendim prej 72 orësh për të mos u futur në Kosovë, por ai nuk ka dashur të dëgjojë.
Haradinaj ka thënë se vendimi i Listës serbe për të dalë nga ekzekutivi është i ngutshëm dhe ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, pasi tash nuk e ka shumicën në Kuvend. “Nuk ka zgjedhje dhe dorëheqje s’kam plan të jap”, theksoi Haradinaj. Ai ka deklaruar se Kosova është e hapur për të vazhduar dialogun, për të cilin ka thënë se nuk ka opsion tjetër.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri












