Shkurt.ch
Rekord: Për autotargën “ZH987” shqiptari nga Kumanova ofron mbi 150 mijë franga
Që nga mëngjesi i së enjtes, autotarga zvicerane me numrin «ZH 987» gjendet në ankand publik. Oferta më e lartë ka arritur në 150'800 franga zvicerane, duke thyer rekordin e Cyrihut.
Mëngjesin e së hënës, oferta më e lartë për autotargën zvicerane me numrin «ZH 987» ka arritur në 150’800 franga, shkruan “Blick”, përcjellë Albinfo.ch. Me këtë rast, rekordi i Kantonit të Cyrihut që kapte shumën prej 131’000 frangave për autotargën me numrin «ZH 1000» është thyer. Por, mbetet e paqartë nëse do të thyhet rekordi zviceran për numrin «ZG 10»?
Ankandi duket se është përkufizuar në disa ofertues. Ofertuesit me nofkën «kaj» dhe «VehgimMurati» janë duke garuar në çdo moment për të blerë autotargën «ZH 987». Por, mbrëmjen e së dielës, ofertuesi «VBerger» i ka tejkaluar të gjithë duke ofruar shumë prej 150’800 frangave.
Megjithatë, nga burime të ndryshme thuhet se kumanovari nga Maqedonia Hadi Osmani, ka ofruar për momentin shumën më të lartë prej 152`400 frangash.
Fituesi i ankandit do të dihet të mërkurën rreth orës 23.00. Më 14 shkurt të këtij viti, autotarga me numrin «ZG 10» ishte blerë për 233’000 franga, ndërsa deri atëherë, numri «VS 1» mbante rekordin prej 160’100 frangash.
Enti kantonal i Cyrihut, që nha viti 1995 bën ankande të tilla, ndërsa që nga viti 2006 edhe online. Këto ankande tek banorët e Cyrihut janë të mirëseardhura.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














