Kosova
VV-ja e çon në Kushtetuese marrëveshjen e demarkacionit
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se me miratimin e marrëveshjes, është përcaktuar një kufi i ri, duke u cenuar kështu sovraniteti dhe integriteti i shtetit
Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se me miratimin e marrëveshjes, është përcaktuar një kufi i ri, duke u cenuar kështu sovraniteti dhe integriteti i shtetit.
“Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se këtu kemi pasur shkelje të rënda të Kushtetutës të Republikës së Kosovës,” ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se presin që Gjykata t’i gjejë shkeljet, sikur ka bërë me rastin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet Pas 40 vitesh në Zvicër, një francez 60-vjeçar duhet të largohet nga vendi. Gjykata Federale konfirmoi... -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten













