Kosova
KOSST-i kërkon edhe 1 milion euro për borxhlinjtë në veri
Gjatë raportimit para Komisionit për zhvillim ekonomik, Arsim Janova, kryetar i bordit të ZRRE-së, ka thënë se Kosova vazhdimisht e ka furnizuar veriun me rrymë, por atje funksionon një kompani ilegale
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT, i ka kërkuar sërish Qeverisë së Kosovës edhe një milion euro të tjera për të mbuluar humbjet e energjisë elektrike në veri të vendit.
Këto mjete do të vlejnë vetëm për muajin prill. Gjatë raportimit para Komisionit për zhvillim ekonomik, Arsim Janova, kryetar i bordit të ZRRE-së, ka thënë se Kosova vazhdimisht e ka furnizuar veriun me rrymë, por atje funksionon një kompani ilegale që mirëmban rrjetin dhe që u dërgon qytetarëve të asaj pjese fatura të energjisë. Mirëpo, me këto konstatime nuk është pajtuar anëtarja e këtij komisioni, Duda Balje.
Ajo ka thënë se në veri funksionojnë dy kompani dhe se, sipas të dhënave që i ka siguruara, një pjesë e banorëve ia paguajnë energjinë e shpenzuar kompanisë serbe. Ajo ka kritikuar ZRRE-në se kanë shkelur për vite të tëra të drejtat e njeriut, duke i detyruar të gjitha qytetarët të paguajnë për shpenzimin e energjisë në atë pjesë.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike










