Shqipëria
Tarifa për “Rrugën e Kombit” përplas në kuvend Ramën e Bashën
Në këtë debat është përfshirë edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka akuzuar Ramën
Debati për taksën në Rrugën e Kombit është zhvendosur në Kuvendin e Shqipërisë aty ku kryeministri Edi Rama u sqarua se banorët e zonës nuk do të përjashtohen nga pagesa.
Kryeministri shqiptar tha se pagesa e rrugës e ka zanafillën nga viti 2010, nga ish-kryeministri i PD-së, Sali Berisha, i cili sipas tij është shprehur se qeveria nuk e mirëmban rrugën.
“Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, se nuk është taksë, është tarifë për përdoruesit, e Rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010. Në atë kohë kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon. Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është një fjalë goje. Vetëm dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve në fjalë. Sot është rivënë në diskutim dhe në të vetmin vend evropian ku ende s’ka pagesë dhe ky vend është vendi më i zhvilluar evropian, Gjermania. Mirëmbajtja bazohet mbi fluksin e përgjithshëm vjetor”, tha Rama, përcjell albinfo.ch.
Ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se kryeministri vazhdon të gënjejë pasi vetëm nga taksa e qarkullimit që shqiptarët paguajnë në çmimin e naftës mblidhen paratë e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë e ka hapur një njeri që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë e asgjë që bën. Po na thuaj pak o llapaqëni batutave me këtë sistem që ke shpikur tani pse paguajnë dhe taksapaguesit dhe përdoruesit, pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër karburanti dhe pastaj u vendos dhe tarifë për rrugët në të cilat udhëtojnë. Sapo e the vetë? O njëra, o tjetra. Duhet të ulje kokën ose ti kërcisje ndonjë shpullë atij që të gënjen, mësuesit të anglishtes (për ministrin Arben Ahmetaj)”, theksoi Basha.
Në këtë debat është përfshirë edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka akuzuar Ramën.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










