Ardiani: “I`m Feeling Good”, këngë për disponim veror

Ardian Bujupi promovon më 3 gusht singlin e tij me titull "I`m Feeling Good"

Në garën DSDS të vitit 2011 Ardian Bujupi pati dalë i treti dhe që atëherë ai është vazhdimisht “nën dritat e reflektorit” të opinionit të muzikës së popullarizuar në Gjermani e më gjerë. Që nga koha e DSDS-së Ardiani tashmë ka publikuar një album të tërë me këngë. Ndërsa më 3 gusht ai do ta promovoijë këngët që pretendon të bëhet hit veror, me titullin “I`m Feeling Good”.

Kënga më e re, të cilën Ardiani e ka shrkuar vetë, është, sipas tij, një këngë për disponim të mirë. Madje, në një intervistë që e ka dhënë për mediet gjermane, ai thotë se atë ia ka kushtuar një vajze të caktuar. “Ajo të cilës i është kushtuar kënga, e di këtë”, ka thënë Ardiani, duke e mbajtur në fshehtësi identitetin e saj.

Në intervistë më tutje ai thotë se kënga e tij bën fjalë për kalimin e pushimeve verore me vajzën e dashur përkrah dhe se kënga e përçon pikërisht një atmosferë të tillë. Më tutje Ardiani ka bërë fjalë edhe për atë se si nuk është ndjerë mirë në spektaklin “Let`sdance”, ku i është dukur vetja si një kloun me rrobat e larme dhe me këpucët me take.