Shkurt.ch
Shumica e zviceranëve përkrahin marrëveshjen tatimore
Marrëveshjen, e cila ka mundësi që në muajin nëntor të hidhet në referendum, e kundërshtojnë vetëm 21.1% të të anketuarve
Shumica e zviceranëve, gjegjësisht 69.8% të tyre janë në favor të marrëveshjes tatimore në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë. Ky rezultat është nxjerrë nga një sondazh që e ka bërë instituti për hulumtimin e opinionit publik Isopublic me porosi të gazetës “SonntagsZeitung”.
Marrëveshjen, e cila ka mundësi që në muajin nëntor të hidhet në referendum, e kundërshtojnë vetëm 21.1% të të anketuarve.
Është interesante se përkrahësit e marrëveshjes gjenden në të gjitha partitë. Kështu në taborrin e SVP-UDC, janë 56% që e përkrahin marrëveshjen e përmendur. Më shumë të tillë ka në SP-PS, 70.8%, ndërsa më së shumti ithtarë të marrëveshjes tatimore Zvicër-Gjermani ka në gjirin e partisë CVP-PDC, 89.4%. Po ashtu ehde FDP-PLR ka një përqindje impresionuese, prej 79.1%.
Një element të ri që e ka zbuluar sondazhi ka të bëjë me qëndrimin e zviceranëve lidhur me sekretin bankar. 59.4 për qind të të anketuarve janë shprehur për zbutjen e rregullave për mbajtjen e këtij sekreti në rastet e dyshimit për evazion të rëndë fiskal.
Për këtë studim janë anketuar 1010 shtetas zviceranë me të drejtë vote.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











