Lajme
KE kërkon nga politika shqiptare „të lidhë paqen“
Komisioni Evropian (KE) ka kërkuar nga politika shqiptare të arrijë konsensusin në ditët e fundit të vitit 2010. Apeli për politikanët shqiptarë ka ardhur nga drejtori për Ballkanin Perëndimor pranë Komisionit Europian, Pierre Mirel.
“Pres tani që jemi në fundvit politika juaj të gjejë harmoninë, në mënyrë që tu japë,ndërkombëtarëve, mundësi për të vizituar Shqipërinë”, ka thënë Mirel.Mirel apelin e tij e ka drejtuar edhe në lidhje me përdorimin e regjimit pa viza, duke njoftuar se viti i ardhshëm do të jetë viti vendimtar dhe rreptësisht i monitoruar. “Vendimi ka qenë relativisht i vështirë për t’u marrë, pasi ka pasur abuzime me sistemin nga vende të tjera.
E rëndësishme është të respektohen kushtet. Zyrtari i Brukselit ishte në Tiranë në fillim të nëntorit për t’i dorëzuar Kryeministrit opinionin për statusin e vendit kandidat. Krahas dokumentit ai la për liderët e Tiranës dhe 12 porositë për përgjigje pozitive për statusin kandidat vitin e ardhshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha










