Lajme
Enver Zymberi rikthet në bronz
Enver Zymberi rikthet në bronz
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nderuan policin Enver Zyberi, i cili një vit më parë u vra në veri në përpjekje për të venë rend dhe ligj Polici i njësisë speciale ROSU, Enver Zyberi i cili u vra një vit më parë nga ekstremistët serbë në veriun e Kosovës, është përkujtuar nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ndërsa në hapësirën e objektit të ri të administratës së Policisë së Kosvës, ai do të rikthet i vendosur në bronz.
Enver Zymberi u vra më 25 korrik, gjatë intervenimit policor në veriun e Kosovës me qëllim që Prishtina zyrtare të vendos rend dhe ligj në veriun e rebeluar. Mirëpo interevenimi policor hasi në rezistencën e ekstremistëve serbë të cilët sulmuan policinë dhe vranë policin Zymberi.
Organet e hetuesisë tashmë kanë identifikuar personat që kanë gjujatur mbi policinë, ndërsa kanë shpallur fletarrest për gjashtë persona të dyshuar, ndërsa kanë arritur ta kapin vetë njërin prej tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, në një akdemi përkujtimore organizar në Prishtinë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, tha se Enver Zymeri ra në krye të detyrës së shenjtë të zbatuesit të ligjit, në betejë për të ruajtur rendin kushtetues dhe për të zbatuar ligjin në tërë territorin e Kosovës.
“…Enveri me vetëdije të lartë shtetërore dhe gatishmëri të patrembur flijoi jetën e tij”, tha Rexhepi.
Ndërsa drejtori i Policisë së Kosvës i cili një vit më parë drejtoi operacionin në veri, Shpen Maxhuni tha se ideali dhe figura e Enver Zymerit, kurrë nuk do të vdesin sepse ai la pas vete mbi 7 mijë vëllezër dhe motra pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët vazhdojnë rugëtimin drejt realizimit të idealeve dhe amanetit të tij.
Polici Enver Zymberi, postmortum u nderua me titullin “Hero i Kososës” ga presidentja Atifete Jagaga.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











