Shkurt.ch
Kapen 2.4 milionë cigare kontrabandë nga Kosova
Kontrabanduseit i kishin fshehur cigaret në kulmet dhe sistemet e ajrosjes të autobusëve
Një bandë prej shtatë vetash ka kontrabanduar 2.4 milionë cigare nga Kosova në Gjermani, respektivisht në landin e Bajernit, ku është kapur nga policia doganore në kufi.
Banda e përbërë nga meshkuj dhe femra, kishte fshehur cigaret në kulmet dhe sistemet e ajrosjes të autobusëve, ka njoftuar polica doganore të premten në Munih, shkruan agjencia dpa dhe transmetojnë edhe mediet tjera gjermane.
“Vendet ku janë fshehur cigaret janë fare të dukshme dhe secili doganier së pari i kontrollon ato. Ne në praktikën tonë kemi pasur deri më tash kontrabandistë shumë më të rafinuar se këta”, ka thënë një zëdhënës.
Malli ishte i destinuar në radhë të parë për në Munih dhe Nürnbeg. Dëmi që do t`i shkaktohej sistemit të tatimeve të Gjermanisë në rast se ato cigare do të depërtonin në treg, llogaritet në 300 mijë euro.
Doganierët kanë konfiskuar dy autobusët dhe një veturë që ishin përdorur për këtë transport.
Tre nga të dyshuarit, policia i ka kapur në fillim të qershorit me ç`rast kishte konfiskuar 700 “boxa” cigaresh. Ndërsa gjatë korrikut janë kapur katër pjesëtarët tjerë, në mesin e të cilëve edhe bosi i dyshuar i bandës.
Ky i fundit, një 50 vjeçar, ishte dënuar dy vjet burg me kusht vitin e kaluar po ashtu për kontrabandë me cigare. Dyshohet se ai ka organizuar kontrabandën e cigareve edhe gjatë kohës sa ka qenë në proces, për dënimin e parë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje













