Integrimi
Asamblistët e Wil-it votojnë pro: imami Bekim Alimi merr pasaportën zvicerane
Vendimi pro natyralizimit të imamit Bekim Alimi u mor me epërsi të dukshme votash: 26 asamblistë votuan pro, 10 kundër dhe një abstenim
Pasaporta atij i qe mohuar muaj më parë pasi që një ish asamblist kishte shprehur rezerva rreth personalitetit të tij, shkruan albinfo.ch. Ai kishte pretenduar se imami si bartës i funksioneve të përmendura nuk ishte shembull i mirë për integrim në shoqërinë zvicerane, duke e identifikuar si njeri mbi të cilin rëndojnë dyshime për radikalizëm fetar.
Ndërkohë që familjarët e tij e patën marrë nënshtetësinë dhe pasaportën e Zvicrës, për Alimin pati mbetur që të vendoste Asamblea Komunale e Wilit.
Pak kohë para se të merret ky vendim, mediat, sidomos ato të Zvicrës lindore, kanë shkruar në mënyrë të përsëritur rreth rastit. Fillimisht, një asambliste e Wilit (nga GLP) i kishte shtruar atij një katalog me 12 pyetje, duke aluduar në rolin e dyfishtë të imamit.
Në përpilimin e këtyre pyetjeve ajo, siç kishte pranuar vetë, kishte pasur ndihmën edhe të kritikes së njohur të islamit Saida Keller Messahli. Një filozof i njohur zviceran ishte përfshirë në debat, duke quajtur absurde dhe tendencioze mënyrën e pyetjeve të bëra, transmeton albinfo.ch. Vetë Alimi po ashtu u ishte përgjigjur pyetjeve në fjalë.
Ndërkaq të dielën që shkoi, në gazetën “Ostschweiz am Sonntag” Saida Keller Messahli ka dhënë një intervistë në të cilën ngul këmbë se “shumica e xhamive të Zvicrës lindore janë radikale”. Në krye të këtyre (17) xhamive është imami Bekim Alimi. E pyetur nga gazeta për argumentet lidhur me radikalizmin e Alimit dhe të xhamive “të tij”, ajo këmbëngul se një pohim i tillë qëndron, duke përmendur veç tjerash paraqitjen në njërën nga këto xhami, të ish deputetit të kontestuar kosovar, Gëzim Kelmendi.
Ndërsa e ballafaquar me konstatimin e gazetarit se autoritetet e sigurisë në kanton nuk kanë asnjë vërejtje lidhur me imamin shqiptar nga aspekti i sigurisë, ajo thotë se ai personalisht nuk përbën rrezik direkt të sigurisë, transmeton albinfo.ch. Por, ai, duke lejuar predikues radikalë që të prezantohen në xhamitë që i udhëheq, luan vetvetiu një rol negativ.
Po ashtu sipas Messahli, imami Bekim Alimi paraqitet publikisht si imam i moderuar ndërkohë që nuk distancohet nga predikuesit radikalë e salafistë.
Por Alimi i përgjigjet kritikes së tij në një prononcim për gazetën Tagblatt, duke i quajtur akuzat e saj paushalle e të pambështetura në fakte.
Njësoj, paushalle dhe të paargumentuara i cilëson akuzat e përmendura edhe drejtori për siguri në ekzekutivin e Kantonit St. Gallen, Fredy Fässler, nga SP.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













