Kosova
Kosova i njeh azilin gylenistit të kërkuar nga Turqia
Toksoy ishte arrestuar në fund të muajit tetor të vitit të kaluar i kërkuar për t’u ekstraduar nga Republika e Turqisë nën dyshimin se kishte lidhje me Organizatën “Feto” që autoritetet turke e konsiderojnë si terroriste
Në kohën kur në Kosovë vazhdon buja rreth deportimit të kontestuar të gjashtë shtetasve turq të dyshuar si gylenistë, vjen lajmi se një “gylenist i vërtetë” ka fituar azilin po nga autoritetet kosovare.
Kallxo.com ka kuptuar se Ugur Toksoyt kërkesa për azil e paraqitur më datë 3 nëntor 2017, i është njohur më datën 28 mars 2018.
Lajmin për njohjen e statusit të refugjatit për Toksoyn e ka konfirmuar avokati Leutrim Syla.
Në kërkesën e tij të paraqitur më datën 3 nëntor, Toksoy kishte deklaruar se në vendin e tij të origjinës ishte objekt i përndjekjes me karakter politik dhe në rast të kthimit atje ai do të haste në dëmtime serioze për arsye politike.
Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë MPB-së ia ka njohur këtë të drejtë Toksoyt duke pasur parasysh gjendjen në vendin e origjinës, ka vlerësuar se azilkërkuesi përmbush statusin e refugjatit.
Toksoy ishte arrestuar në fund të muajit tetor të vitit të kaluar i kërkuar për t’u ekstraduar nga Republika e Turqisë nën dyshimin se kishte lidhje me Organizatën “Feto” që autoritetet turke e konsiderojnë si terroriste.
Pasi fillimisht i ishte caktuar paraburgimi prej 40 ditësh, Toksoy ishte liruar me dorëzani prej 5 mijë eurove.
Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, ishte mbajtur seanca për ekstradim ku prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha, ishte tërhequr nga kërkesa për ekstradim pasi që kishte thënë se kishte kërkuar prova nga Turqia dhe ato nuk kanë ardhur.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












