Kuriozitete
Pas zënkës me gruan, hip në një pemë 15 metra të lartë
Sipas një komunikate të policisë gjermane të së shtunës, ai nuk ka dashur të zbresë më nga pema, kështu që është detyruar ta zbresë policia
Gjatë një zënke me bashkëshorten, një banor 47-vjeçar gjerman nga Wörth am Rhein ka hipur në një pemë në lartësi prej 15 metrash. Sipas një komunikate të policisë gjermane të së shtunës, ai nuk ka dashur të zbresë më nga pema.
Pas dy orëve, policia ka arritur ta bindë ate që të zbresë poshtë, duke i ndihmuar me shportën ngjitëse të zajrrfikësve, ndërsa në tokë përnjëherë e ka lëshuar fuqia.
Banori gjerman është dërguar menjëherë në spital, ka pohuar një zëdhënës policor, përcjellë albinfo.ch. Bashkëshortja e tij nuk ka mundur ta vëzhgojë skenën e shpëtimit dhe është larguar në vendngjarja. Rastin në polici e kishin paraqitur disa dëshmitarë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












