Shkurt.ch
Përse zviceranët e duan tash pasaportën gjermane?
395 shtetas zviceranë pra janë “gjermanizuar” duke e rritur për 65% numrin e natyralizimeve në krahasim me vitin paraprak
Kur në Zvicër bëhet fjalë për natyralizimin, pothuaj gjithmonë mendohet për pajisjen e qytetarëve të huaj me pasaportën zvicerane. Për kahun e kundërt nuk na bie të dëgjojmë shpeshherë. Mirëpo, siç shkruan “Luzerner Zeitung”, në vitin 2016 është shënuar edhe një trend i tillë, “në kahun e kundërt”.
Fjala është për zviceranët që kanë fituar pasaportën gjermane, numri i të cilëve kishte arritur një rekord, transmeton albinfo.ch. 395 shtetas zviceranë pra janë “gjermanizuar” duke e rritur për 65% numrin e natyralizimeve në krahasim me vitin paraprak. Për të pasur një ide rreth kësaj kthese, duhet ditur se gjatë pesë viteve para vitit 2016 numri i zviceranëve të natyralizuar në Gjermani ka qenë mesatarisht 214.
Por ku qëndron arsyeja e kësaj kthese vallë? Ambasada Gjermane në Bernë nuk e ka idenë për motivin e zviceranëve që të marrin nënshtetësinë e fqinjit të tyre të madh. Ndërkaq gazeta e përmendur, duke hulumtuar më tutje, ka arritur në konstatimin se kemi të bëjmë me një motiv të natyrës politike, transmeton albinfo.ch. Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn, në kuvendin e fundit të CDU-së kishte arritur ta shtynte përpara, kundër vullnetit të kancelares Merkel, një projektligj për ndalimin e dyshtetësisë.
Për zviceranët një lajm i tillë mund të jetë me rëndësi sepse ata, duke pasur një pasaportë të BE-së mund të gëzojnë favore të ndryshme. Kjo është arsyeja përse një numër zviceranësh në këtë mënyrë kanë provuar të vepronin para se kjo gjë të ndalohej.
Me siguri, ligji nuk drejtohet kundër zviceranëve. “Debati mbi ndalimin e nënshtetësisë së dyfishtë drejtohet në radhë të parë kundër turqve që jetojnë në Gjermani”, ka thënë për gazetën ish ambasadori zviceran në Gjermani, Tim Guldimann. Por ai sqaron se zviceranët që jetojnë jashtë, i shqetëson në radhë të parë tensioni në marrëdhëniet e Zvicrës me BE-në. Prandaj, Guldimann nuk do të befasohej nëse në të ardhjen kërkesa për pasaportën gjermane do të rritet edhe më shumë, përcjell albinfo.ch. Iniciativa e SVP-së për vetëvendosje dhe ajo për shfuqizimin e lëvizjes së lirë me BE-në, në rast se votohet, mund të kenë pasoja të këqia për zviceranët që jetojnë në këto shtete, ka thënë Guldimann.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë














