Kosova
Një muaj paraburgim për nënën e 4-vjeçares që vdiq nga zjarri
4-vjeçarja me inicialet I.S., shtetase e Shqipërisë, dyshohet se ishte vetëm në banesë kur ndodhi zjarri dhe, sipas dëshmitarëve, u nxor nga banesa nga nëna e saj
Një muaj paraburgim i është caktuar E.A.-së, nënës së katërvjeçares që vdiq pas një zjarri në banesën e saj në Lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë se meqë është ditë feste, vendimi nuk është shkruar por këtë ia ka konfirmuar prokurori kujdestar Ruhan Salihu.
Një vajzë 4-vjeçare ka vdekur mëngjesin e së shtunës, pas një zjarri të shkaktuar në banesën ku gjendej, raport KTV-ja. Shpërthimi, i cili u dëgjua rreth orës 6 të mëngjesit, dyshohet se u shkaktua nga një ngrohëse elektrike.
4-vjeçarja me inicialet I.S., shtetase e Shqipërisë, dyshohet se ishte vetëm në banesë kur ndodhi zjarri dhe, sipas dëshmitarëve, u nxor nga banesa nga nëna e saj.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













