Shqipëria
Kërkoi azil në Suedi nga frika e hakmarrjes, historia e të riut që u vra në Tiranë
I riu kishte ikur drejt Suedisë para tre vitesh ku edhe kishte kërkuar azil, sepse nëse do kthehej në Shqipëri do ishte në rrezik për jetën. Por, autoritetet suedeze nuk janë bindur për rrezikun që i kanosej të riut nga e shkuara e të atit, dhe për këtë kanë vendosur që t’ia refuzonin azilin
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, ku një 28-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në Tiranë.
Bëhet fjalë për Marjo Majollarin, i cili është qëlluar me tre plumba në kokë nga persona të paidentifikuar teksa po ecte në një rrugicë të pandriçuar afër banesës së tij.
Besohet se autorët kanë qenë në makinë në momentin që kanë qëlluar në drejtim të tij, ndërsa pas krimit, ata janë larguar në drejtim Tufinës, rrugë kjo që të çon për në Dajt, shkruajnë mediat shqiptare.
Sapo ka ndodhur ngjarja, banorët e lagjes kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka rrethuar vendin e krimit, ndërsa postblloqe të shumta janë ngritur për kapjen e autorëve. Po ashtu, në polici janë shoqëruar edhe disa persona, të cilët me dëshmitë e tyre mund të ndihmojnë hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Marjo Majollarin nuk ishte i njohur për publikun shqiptar dhe as për policinë, por e kundërta ishte për babanë e tij, Avni Majollarin. Në vitin 2000, Avni Majollari, pas një konflikti të çastit, kishte vrarë dy persona, Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi.
Edhe pse para 4 vitesh ai ishte arrestuar si dhe dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasjet e kryera, frika për hakmarrje ka qenë gjithnjë shqetësim për djalin e tij, 28-vjeçarin Marjon.
Dhe për këtë, i riu kishte ikur drejt Suedisë para tre vitesh ku edhe kishte kërkuar azil, sepse nëse do kthehej në Shqipëri do ishte në rrezik për jetën. Por, autoritetet suedeze nuk janë bindur për rrezikun që i kanosej të riut nga e shkuara e të atit, dhe për këtë kanë vendosur që t’ia refuzonin azilin, duke e dënuar në një farë mënyre me vdekje.
Dhe e keqja ndodhi. Mbrëmjen e së martës, teksa ecte në lagjen e tij, persona të paidentifikuar e qëlluan me vdekje. “Express” mëson se 28-vjeçari kishte mbaruar shkollën e lartë për Turizëm dhe njihej si person i qetë dhe pa probleme.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm për të identifikuar autorët e krimit, ku pista kryesore ku po heton grupi hetimor është ajo e hakmarrjes.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












