Shkurt.ch
Berna, qyteti më i pëlqyer i Zvicrës
Instituti për hulumtim të opinionit “Isopublic” ka vendosur pas nëntë vjetëve për herë të dytë të bëjë radhitjen e qyteteve dhe kantoneve më të njohura dhe më të pëlqyera të Zvicrës.
Për të bërë këtë renditje të qyteteve janë anketuar 1056 njerëz në Zvicrën gjermano-folëse dhe atë romande.
Gazeta “SonntagsBlick” ka publikuar renditjen në numrin e saj të fundit.
Medalja e artë në garën për qytetin më të popullarizuar shkoi në Bernë. 16.3 për qind e të intervistuarve votuan për kryeqytetin zviceran. Në vendin e dytë me 14.4 për qind vjen Luzerni, ndërsa Cyrihu është në vendin e tretë me 9.9 për qind. Në renditjen e vitit 2003 Cyrihu kishte qenë në vendin e dytë. E fundit në këtë renditje figuron Aarau.
Kryetari i Bernës, Alexander Tschäppät, është shprehur i kënaqur me fitoren e Bernës.
“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë, shtëpi të ndërtuara, trafik të qetë, organizime të realizuara me sukses, si Euro 06”, tha kryetari i Bernës për “SonntagsBlick”.
Nga ana tjetër, kryetari i qytetit të Aaraus, Marcel Guignard, beson se paraqitja e dobët e qytetit të tij nuk ishte i bazuar në fakte.
“Në pyetjet ku janë kërkuar dallimet në arsim, zhvillim, faktorët ekonomikë dhe kulturorë, Aarau zakonisht qëndron shumë mirë”, thotë Guignard.
Guignard beson se shumica e njerëzve që nuk e duan Kantonin Argau kurrë nuk kanë qenë atje.
Sipas këtij hulumtimi, Kantoni më simpatik ka dalë të jetë Ticino, duke zënë vendin e parë me 81.66. Më pas në renditje vijnë Berna dhe Luzerni me 77.56 dhe 75.12 pikë. Krejt në fund figuron Kantoni Nidwalden me 60.69 pikë.
Në këtë hulumtim të “Isopublic” gjithashtu do të gjeni se çfarë karakteri kanë njerëzit nga pjesë të ndryshme të Zvicrës.
Rezultatet tregojnë se njerëzit në Cyrih janë më arrogantë, ndërsa në Ticino, sipas perceptimit të publikut, janë më me fat dhe miqësor.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












