CH-Ballkani
Gjermania dëboi edhe 44 refugjatë kosovarë
Nga numri prej 44 vetash, 13 të dëbuar ndodheshin ende në fazën kur mabhen në kampet për pranimin e azilkërkuesve ndërsa tre janë transportuar nga burgu për dëbim
Të enjten, më 12 prill është bërë dëbimi i radhës, i organizuar nga Baden -Württemberg-u drejt Kosovës. Kështu, nga Aeroporti i Karlsruhe-s për në Kosovë janë dëbuar 44 persona, shkruan rdl.de. Fillimisht ekzekutivi i landit kishte planifikuar t`i dëbonte 76 veta.
Nga numri prej 44 vetash, 13 të dëbuar ndodheshin ende në fazën kur mabhen në kampet për pranimin e azilkërkuesve ndërsa tre janë transportuar nga burgu për dëbim në Pforzheim.
Në mesin e të dëbuarve janë 15 fëmijë të moshës deri 14 vjeçare, transmeton albinfo.ch.
Dëbimi i organizuar i radhës që pritet të bëhet së shpejti bga Baden-Württmeberg-u është ai i 16 prillit, e hënë, nga ora 11., njofton “Aktion Bleiberecht”. Por kësaj here refugjatët do të dëbohen në Serbi dhe në Maqedoni.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë













